
Eurisa Rukovci
Drejtoreshë ekzekutive e Social Lab
Social Lab është organizatë jo-qeveritare që vepron në Kosovë që nga viti 2018.
Misioni ynë është të krijojmë hapësira të sigurta virtuale dhe fizike për të rinjtë, veçanërisht gratë, ku diskutohet dhe avokohet për çështje gjinore dhe të shëndetit mendor, si dhe t'i fuqizojmë ata që të bëhen pjesë e procesit të hartimit të politikave në Kosovë.
Vizioni ynë është ta promovojmë një shoqëri të ngritur mbi parimin e barazisë ku gruaja dhe të rinjtë do t'i kishin mundësitë dhe vëmendjen e merituar.
Informata për organizatën:
OJQ ‘Social Lab’ është iniciativë e re psiko-sociale që vepron në të mirën e komunitetit. Qëllimi jonë është të rrisim vetëdijesimin ndaj fenomeneve psikologjike dhe sociale në shoqërinë tonë, si dhe të ndikojmë drejtpërdrejt në prioritizimin e shëndetit mendor dhe seksual në politikat shtetërore dhe sociale.